Zhvillimet e javës do t’ju vënë në dyshime kujdes/ Horoskopi javor, 22-28 maj 2023


DASHI
Përpara keni një javë që premton gjëra të mira për sa i përket përvojave romantike, miqve të rinj dhe flirteve. Së shpejti, mund të përjetoni ngjarje të reja në sferën tuaj të dashurisë. Një blerje ose dhuratë me shumë mundësi do të vijë nga partneri juaj. Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë gjatë javës ose do të bëni një bisedë rreth një të afërmi të shenjës së demit, virgjëreshës ose bricjapit. Java sugjeron surpriza të këndshme ose shfaqjen e mundësive të reja. Konsideroni veprimet dhe zgjidhjet pozitive të njerëzve të shenjës së binjakëve, ujorit ose peshores. Gjatë javës mund të vizitoni ose bisedoni me dikë që është mërzitur për diçka. Mund të keni një situatë konflikti. Zhvillimet e javës do t’ju vënë në dyshime gjithashtu.

DEMI
Do të jetë një javë me shumë shpenzime, por do të jenë të mirë planifikuara, të lidhura me pagesa ose obligime të ndryshme. Në familje mund të ndodhë një ngjarje ose përvojë që krijon një atmosferë trishtimi dhe do të ndieni emocionalisht mungesën e dikujt që është larg jush. Gjatë javës, paratë tuaja do të lidhen me një fëmijë: ose do të shpenzoni ose do të merrni para përmes një fëmije. Në këtë plan, gjërat do të jenë më të dobishme për ju se e anasjellta. Këtë javë, meshkujt e rinj të demit më tepër do të presin zhvillimin e ngjarjeve të caktuara se sa do të jenë aktivë në to. Kurse vajzat e demit do të bëjnë blerje të reja, njohje të reja, miqësi, eksperienca të reja në marrëdhëniet miqësore, etj.

BINJAKËT
Vështirësitë që mund të lindin në punë gjatë kësaj jave, do t’ju detyrojnë të bëni ndryshime të padëshirueshme. Mund të përjetoni një zhgënjim nëse po aplikoni për një punë të re ose nëse keni një prezantim. Para së gjithash, mbështetuni në profesionalizmin tuaj dhe një përgatitje të mirë. Shëndeti juaj mund të kërkojë më shumë vëmendje dhe kujdes. Do të keni një ashpërsim marrëdhëniesh me një person të shenjës së luanit, dashit ose shigjetarit. Një mundësi suksesi pritet këtë javë nga gratë e binjakëve mbi 35 vjeç që me shumë mundësi lidhet me një udhëtim. Edhe burrat e binjakëve mbi 35 vjeç do të jenë para pritshmërive të mëdha këtë javë. Do të jetë me rëndësi marrëdhënia me njerëz të lindur nën shenjën e gaforres, akrepit dhe peshqve.

GAFORRJA
Këtë javë mund të surprizoheni nga disa ngjarje në vendin e punës ose të biznesit tuaj të cilat mund të jenë të lidhura me rritje page, të ardhurash, para dhe fitime të papritura, etj. Në jetën e dashurisë gjërat do të jenë pak të komplikuara sidomos për ata që po kalojnë një krizë emocionale. Vendimet e vështira kërkojnë kohë për t?u përmbushur. Gjatë javës pritet një ngjarje e gëzueshme, mbledhje ose takim me një person të shenjës së demit, virgjëreshës ose bricjapit. Do të gjeroni rrethin miqësor me njerëz të rinj. Do të jetë një javë e rëndësishëm për meshkujt e gaforres në termat e familjes, martesës ose të afërmve e familjarëve.

LUANI
Të lindurit nën shenjën e luanit këtë javë do të kenë pritshmëri të ndryshme të lidhura me një dokument financiar, marrëveshje etj. Po përballeni me një vendim të vështirë që mund të përfundojë në një fund jo të lumtur ose humbje. Çdo fjalë, veprim ose zgjidhje, këtë javë duhet të jetë e mirë menduar. Vajzat e luanit do të përjetojnë një eksperiencë të këndshme për shkak të një takimi, vizite ose udhëtimi. Është një javë që pritet të sjellë lajme dhe shanse.

recommended by

PROSTATOL
Prostatiti kalon për 3 ditë!Recetë e lirë shtëpiake!
MËSO MË SHUMË
VIRGJËRESHA

Këta javë, mund të përjetoni një stres të lidhur me një dokument të rëndësishëm për ju. Mbajeni njërin vesh në lajmet dhe ngjarjet e lidhura me njerëz të lindur në shenjën e dashit, luanit dhe shigjetarit. Burrat nën 35 vjeç, duhet të ngadalësojnë aksionin, t’i marrin gjërat më tepër në konsideratë, të pushojnë dhe të planifikojnë të ardhmen. Gjatë kësaj jave duhet të keni kujdes me njerëz të lindur në shenjën e gaforres, peshqve ose akrepit për sa i përket sinqeritetit dhe ndershmërisë së tyre drejt jush. Do të jetë një javë e favorshme për të udhëtuar, për të organizuar një festë, ose për të organizuar një fundjavë pushimi.

PESHORJA
Për personat e lindur në shenjën e peshores, do të jetë një javë interesante me mundësi premtuese që do të vijnë nga sfera të ndryshme të jetës. Në nivel profesional, java do të jetë e lodhshme dhe kjo mund të ndikojë tek gjumi juaj ose shëndeti fizik. Çdo ngjarje do të jetë e pritshme, kështu që sigurohuni të keni një përgatitje të mirë. Mund të bisedoni për çështje pronësie, ose marrëveshje të cilat kërkojnë të jeni të organizuar. Do të surprizoheni këtë java nga ngjarje dhe veprime të njerëzve të shenjës së dashit, luanit ose shigjetarit. Pas tyre qëndron diçka që nuk e njihni.

AKREPI
Për personat e shenjës së Akrepit, java do të jetë e lidhur me një djalë të ri nga rrethi juaj familjar. Java do t’ju surprizojë me evente të papritura të cilat në shumicën e rasteve do të vijnë nga të lindur nën shenjën e binjakëve, peshores ose ujorit. Jeni gati të përfundoni një angazhim dhe të shijoni suksesin e tij. Gjatë javës do të planifikoni dhe realizoni takime të ndryshme, mbledhje dhe vizita. Vajzat e akrepit duhet të tregohen pak më të arsyeshme në marrëdhëniet e tyre në lidhje me të lindurit e shenjës së bricjapit, demit ose virgjëreshës. Këtë javë, lajmet që do të merrni nga një vend ose qytetet tjetër do të hedhin bazën e planeve tuaja për verën.

SHIGJETARI
Këtë javë, të lindurit e shenjës së shigjetarit do të marrin lajme të ndryshme nga të afërm që jetojnë larg ose afër. Disa prej tyre do të jenë shumë të rëndësishme sepse do të përcaktojnë planet tuaja të ardhme për pjesën tjetër të vitit. Këtë javë do të bini shpesh në gjendje pesimiste dhe shumë ngjarje do t’ju shqetësojnë, duke ju shkaktuar diskomfort mendor. Nëse po përjetoni një marrëdhënie dashurie në distancë, kjo do të jetë një javë e mbushur me shumë tension dhe emocione. Do të jetë një javë e favorshme për të vizituar vende historike dhe shpirtërore.

BRICJAPI
Këtë javë do të shijoni evente të ndryshme, lajme dhe eksperienca të reja të lidhura me njerëz që janë larg jush. Mundësitë për të udhëtuar janë të mëdha. Shmangni tensionin në marrëdhëniet me meshkuj mbi 35 vjeç. Këtë javë, merrni kohë për të gjykuar veprimet e njerëzve. Flisni hapur me ta që janë të rëndësishëm për ju, por me të cilët keni disa mosmarrëveshje. Do të jetë një javë e favorshme për të blerë prona, për të shitur apo për të bërë marrëveshje pronësie. Gratë e bricjapit do të përjetojnë një javë dinamike, pasi njerëz të rinj do të hyjnë në jetën e tye. Kontrolloni dhe organizoni dokumentacionin tuaj personal, arkivat, albumet, etj. Do të ketë diçka që do t’ju surprizojë këtë javë…

UJORI
Të lindurit e shenjës së ujorit këtë javë duhet të shmangin riskun, marrëveshjet e rëndësishme me të huajit ose ata që kanë një reputacion të keq. Mund të bëheni pre e mashtrimit, manipulim dhe abuzimit. Fëmijët e familjes do t’ju sjellin momente të bukura këtë javë. Do të keni një kohë të favorshme për të marrë vendime të rëndësishme që do të shënjojnë një fillim të ri. Do të keni shumë shpenzime të lidhura me shtëpinë e partnerin, por do të arrini t’i planifikoni si duhet. Ndikim të mirë këtë javë do të kishte leximi i librave apo mbledhjet në grup.

PESHQIT
Për peshqit java do të sjellë zhvillime pozitive për ngjarje të ndryshme ose plane që lidhen me arsimin, karrierën ose biznesin. Mund të merrni një propozim ose kontratë që do t’ju pëlqejë. Mund të keni konfrontime me një djalë të moshës së re, por përpiquni të menaxhoni emocionet dhe të mos dilni jashtë kontrollit. Surprizat e kësaj jave do të jenë të lidhura me paratë. Një shqetësim gjatë javës mund të lindë për një problem shëndetësor të dikujt që është i shenjës së dashit, shigjetarit ose luanit. Mund të keni edhe një takim apo vizitë nga ku do të mësoni gjëra të trishtuara lidhur me dikë që njihni. Do të jetë një javë që ju favorizon të merreni me kujdesin e luleve, bimëve ose të blini një kafshë shtëpiake.


Like it? Share with your friends!