Zjarr në zonën Lama Balice në San Paolo, era sjell flakët në Parco dei Principi


Një zjarr i madh, që u shfaq në orën 11:30 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi në fshat Lama Balice në San Paolo. Katër ekipe të zjarrfikësve ndërhynë menjëherë në vend, të ndihmuar në ndërhyrjen e tyre nga agjentët e Policisë Vendore. Punonjësit  e komandantit Michele Palumbo, bllokuan trafikun në zonën, për të lejuar zjarrfikësit të ndërhynin me shpejtësi dhe efikasitet. Mjetet në të gjithë zonën e perimetrit  dhe rrugët përreth, u ndaluan të kalonin. Por, operacioni u komplikua, sepse era i solli flakët afër “Viale Europa”,  në zonën e hotelit Parco dei Principi, duke krijuar edhe këtu, si në zonën e New San Paolo, momente të pashmangshme tensioni midis kalimtarëve dhe banorëve. Në vend, ekipet e Brigadës së Zjarrit ndërhynë, sëbashku me vullnetarë të mbrojtjes civile dhe patrulla të Policisë së Shtetit. Për fat të mirë, nuk pati dëme në njerëz, por sipas asaj që u mësua, zjarri shkatërroi stola dhe mbajtëset e biçikletave në rrugën malore të Parkut Natyror Lama Balice. Flakët, sado të vështira për tu shuar përfundimisht, ndikuar dhe nga temperaturat e larta, u vunë shpejtë nën kontroll.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format