Bota vazhdon betejën me COVID-19


Bota vazhdon betejën me Coronavirusin, me gjithë luhatjet në shumë shtete të uljeve dhe ngritjeve të numrit të viktimave dhe të të inferktuarve, nga dita në ditë.  Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 5,7 milion, përkatësisht 5,792,314 persona, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 357,471, deri paraditen e kësaj të enjte. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 102,107 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 37,460, Italia me 33,072 viktima, Franca me 28,596 dhe Spanja me 27,118.Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 2,498,884 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,8 milion raste aktive që presin të shërohen.


Like it? Share with your friends!