Shigjetari, parashikimi i Muajit Qershor 2020


Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit.

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Shigjetarit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Do përqendroheni tek balancimi i interesave dhe objektivave tuaja personale me ato të shoqërisë ose ato të partnerit. Theksi gjatë kësaj periudhë është tek “ne” dhe jo tek “unë”. Është shumë e rëndësishme që të përfshini dhe njerëzit pranë në vendimarrjet tuaja por sidoqoftë, nuk keni pse të përkuleni ndaj dëshirës së askujt.

3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve. Dukja ose pamja juaj e jashtme do jetë më e rëndësishme se zakonisht. Mund të njiheni me dikë përmes një personi që e keni të përbashkët, ose të njihni dikë që punon me ligjin ose dikë që merret me art. Mund të jetë periudhë e mirë për të ndërtuar një partneritet të ri qoftë në jetën personale ose në biznes, dhe në përgjithësi të krijoni negociata dhe kompromise.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën tuaj. Kjo Hënë e Plotë shënon një fillim të ri që ju prek në një nivel shumë personal. Nuk do doni që të ndiqni rrugën apo urdhrat e askujt, pavarësisht pengesave. Nevoja për t’u përqëndruar në veten tuaj do jetë më e fortë, qoftë në aspektin e trupit, pamjes, në mënyrën se si paraqisni veten, ndikimin që keni tek të tjerët, ose drejtimin tuaj të përgjithshëm në jetë. Prioritetet do ndryshojnë dhe do bëni atë gjë që është më e drejtë apo e mirë për ju.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre. Gjatë kësaj periudhe do eleminoni gjërat e vjetra. Pastroni mendjen nga gjërat e tepërta. Sekrete dhe gjëra të fshehura mund të dalin në dritë gjatë kësaj kohe. Do merreni më shumë me psikologji.

20 Qershor: Dielli vjen në Gaforre. Do fillojë periudha kur do keni më shumë dëshirë se kurrë më parë për ndryshime në një nivel të thellë. Do pastroheni nga shumë gjëra që nuk ju duhen dhe do jeni më të gatshëm se zakonisht për të eksploruar sekrete të jetës.

21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Do kërkoni për një përvojë të fortë e cila do ju ndihmojë të arrini një transformim të rëndësishëm personal.

23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve. Jeta juaj shtëpiake do ketë disa ndryshime delikate dhe të çuditshme që do reflektojnë ndryshime më të thella që ndodhin brenda jush.

25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve. Nëse jeni të lidhur, do jeni shumë të dashuruar. Do preferoni ta kaloni kohën me atë që ju ka marrë zemrën në vend që të dilni me miqtë. Nëse jeni beqarë, do keni dëshirë të filloni një marrëdhënie të re, të gjeni një partner të ri. Në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë mund të përdorni lajka për të marrë atë që doni por mos harroni të ruani sinqeritetin. Në fund të muajit do fillojë një periudhë ideale për martesa dhe partneritete biznesi.

27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash. Mundohuni t’i jepni vetes shumë kohë të lirë për të bërë atë që ju pëlqen. Fëmija juaj i brendshëm mund të dalë pak më shumë në pah dhe mund të merreni me një hobi ose pasion të ri. Kjo do jetë kohë e mirë për dashuri dhe romancë, do keni më shumë energji për të dyja këto gjëra.

30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Paratë mund të kenë qenë pak më të kufizuara ose keni ndjerë se ju duhet të kurseni. Jupiteri po ju jep forcën për tu marrë më mirë me çështjet e lidhura me financat. Kjo do ju inkurajojë të përparoni dhe të kapërceni çdo pengesë rrugës. Do mësoni të ristrukturoni jetën tuaj duke u ndërgjegjësuar se si të organizoheni më mirë.

Qiell të Mbarë.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format